Atalanta ka fituar ndaj Napolit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për Seria A. Heroi i kësaj sfide padyshim ka qenë portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha, i cili ka bërë një superpritje duke i mohuar golin Mertens nga gjuajtja e lirë në fund të pjesës së parë të ndeshjes.

Napoli kishte menduar një ndeshje në sulm, por pati mundësinë vetëm për pak minuta ta bënte një gjë të tillë në qetësi, pasi u ndëshkua nga Kaldara pas një goditje nga këndi në minutën e 28 të ndeshjes.
hysaj-berisha-1-e1488049942108
3 minuta pasi mesfushori la në inferioritet numerik ekipin e Atalantës, kjo e fundit gjeti edhe golin e dytë me Kaldarën, pas një aksioni në krahun e Hysajt që u gjet jashtë pozicionit. Berisha është vlerësuar me notën 8.0.
http://www.dailymotion.com/video/x5d79s7_etrit-berisha-amazing-save-hd-napoli-0-1-atalanta-02-25-2017-hd_sport#tab_embed
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: