FRANCA

Franca ka zbatuar sanksionet e BE duke kthyer mbrapsht një avion bjellorus. Avioni i Belavia ishte nisur nga Minsku për në Barcelonë teksa ishte Polonia që kishte sinjalizuar mbi fluturimin.

Avioni nuk mundi dot të hyjë në hapësirën ajrore të Francës pasi nuk i lejohet dhe aq më tepër nuk arriti dot në destinacion.

Sanksionet e BE erdhën pasi Bjellorusia detyroi një avion të Ryanair të linjës Athinë-Vilnius të ulet në Minsk, në bordin e të cilit ishte pasagjer dhe gazetari kritik i qeverisë, Roman Protasevich që u arrestua bashkë me të dashurën e tij.

Ai mbahet në qeli, teksa BE mori masa për këtë akt duke mos lejuar më fluturime mbi Bjellorusi si dhe duke mos lejuar avionët bjellorusë të mos fluturojnë në asnjë vend europian apo të ulen në ndonjë aeroport.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb