Diskutimet me autoritetet greke lidhur me finalizimin e vlerësimit të gjashtë të programit, që mbështetet nga një rregullim i zgjeruar, do të vazhdojnë sapo të dalë qeveria e re, në marrëveshje me Komisionin Europian dhe Bankën Qendrore Europiane, thuhet në një deklaratë me shkrim të zëdhënësit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jerry Rice.

Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se “Greqia nuk përballet me nevoja emergjente financimi”.

Dështimi i zgjedhjes së presidentit të Republikës së Greqisë, në të tre raundet e votimit në parlament, detyroi vendin t’u drejtohet zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që do të zhvillohen më 25 janar.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: