Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një lidhje live për emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për një rritje të moderuar dhe jo një recesion të Shqipërisë post- COVID-19.

Ajo thotë se marsi kaloi me një rritje 2% kurse skenari më i keq është një defiçit -5%.

Po ashtu ministrja shprehet se duhet edhe 1 muaj e gjysëm për të bërë të gjitha llogaritë dhe për situatën ekonomike më mirë do të flitet në qershor.

”Në skenarin më negativ që nuk mund të mbledhim të ardhurat do të shihnim një rritje të difiçitit në -5 % dhe deri tani jemi në 3.8, por duhet të shohim në tetor. Duhet të bëjmë likuiditetin e nevojshëm edhe pse FMN dhe Banka kanë bërë veprimet dhe instrumentet e nevojshme.
Në variantin që kaluam në mars ka qenë një rritje ekonomike 2% me një prodhim të brendshëm bruto minimal, ishte brenda bllokimit 2%-shi. Ka qenë 4% shkoi në 2%. Nuk jemi akoma në fund të bllokimit. FMN ka parashikuar recesion ne kemi artikuluar një rritje të moderuar. Në aktin normativ të qershorit do të jetë i refektuar. Më duhet dhe 1 muaj e gjysëm për të planifikuar uljen e të ardhurave dhe shpenzimeve. Aty ku ne shohim që disa shpenzime nuk duhet të bëjmë do i bllokojmë.”- tha Denaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb