Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili  është shprehur se koncesionet, sistemi i taksave, çmimet dhe emigracioni është duke e çuar vendin në greminë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili ka shkruar se FMN është duke dhënë alarmin për ekonominë, teksa ka shtuar se qervia-oligarke nën moton “pas nesh u befte qameti” është duke rrënuar.

Më tej ai ka shkruar se shefja e Misionit të FMN, Yan Sun ka deklaruar se Shqipëria është e rrezikuar nga PPP-të.

Postimi i plotë: 

Koncesionet, sistemi taksave, çmimet dhe emigracioni po çojnë ekonominë ne gremine!

FMN realisht jep alarmin për ekonominë dhe shefja e saj ne Shqipëri ka folur shume qarte.

Qeveria e kapur nga korrupsioni pandemik shkatërrimtar, kriminalizimi dhe pastrimi i parave po çon ekonominë ne gremine.

Qeveria me moton “pas nesh u befte qameti” po rrenon çdo parameter ekonomik duke shkaterruar ekonomine me koncesionet, sistemin e taksave korruptiv dhe gjobaxhi, me emigracionin dhe varferimin galopant te vendit per shkak te çmimeve te larta peng i monopoleve te dyshes qeveri- oligarki.

Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, YAN SUN thote ne menyre shterruese se:

PPP:

“Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale”.

“Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit”.

TAKSAT:

“Theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit”.

“Ndërtimi i një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke futur stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit”.

EMIGRACIONI:

“Përtej efektit negativ në produktivitet dhe rritjes potenciale afatgjatë, emigracioni ka gjithashtu implikime negative për të ardhurat nga taksat dhe koston e ofrimit të shërbimeve publike”.

ÇMIMET:

“rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb