Pas kritikave të Fondit Monetarë Ndërkombëtar në lidhje me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura përfshirë rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për biznesin, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve së bashku me Ministrinë e Financave thotë se ka nisur një skemë e cila synon të zerojë këtë borxh. Sipas të dhënave nga administrata tatimore rezulton se stoku i detyrimeve të akumuluara nga vonesat e rimbursimit të TVSH-së deri në fund të muajit prill është 14.9 mld lekë.

Nga kjo shumë 10 mld lekë rezultojnë të jenë detyrime ndaj TAP dhe kompanive të tjera të mëdha.

“Në total fondi vjetor krahasuar me vitin 2018 është rreth 32% më i lartë. Kështu që ne presim që situate në rimbursimin e TVSH të jetë në përmirësim të vazhdueshëm. Gjatë muajit prill ne kemi rimbursuar 90 % të fondit duke pritur edhe tatimpaguesin e fundit kështu që gjatë muajit maj jemi të sigurt që fondi për rimbursimin e TVSH do të shfrytëzohet në masën 100%. Për disa biznese VIP që kanë potencial të madh është ndjekur praktika e tillë praktika e negocimit duke rënë dakort dhe duke dakortësuar me to ssi do të ndiqet procedura e rimbursimit për këto biznese duke mos kaluar në fondin total”, deklaron Drejtori i Përrgjithshem i Tatimeve Enton Duro.

Sipas drejtorit të tatimeve në skemën e rimbursimit do të jenë sektori fason dhe kompanitë eksportuese. Duro thotë se brenda tremujorit të dytë të vitit situata pritet të normalizohet.
“Një nga kriteret që ne kemi marr në analizën tonë janë grupet e fasonit të eksportuesve dhe grumbulluesve të cilët kanë një prioritet që preken nga kursi i këmbimit dhe kanë efekt të madh në punësim”, tha Duro.

Fondi Monetar Ndërkombëtar pas misionit të dytë të monitorimit në Tiranë i kërkoi qeverisë që shlyejë sa më parë detyrimet e prapambetura pasi cenojnë klimën e biznesit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb