Pas zbulimi të shumë rasteve të abuzimit me pensionet për veteranët, ka reaguar Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ky i fundit ka kritikuar Qeverinë e Kosovës lidhur me skemat e pensioneve, ndërsa ka kërkuar rishikimin e Projektligjit për Pagat.

Ka qenë përfaqësuesja e këtij misioni në Kosovë, Stephanie Eble, me rastin e përfundimit të vizitës së misionit që ka bërë të ditura kërkesat.

Eble tha se nga Kosova presin rritje ekonomike në 4 për qind, që sipas saj është rritja më e lartë në rajon. “I kemi disa shqetësime për projketbuxhetin për vitin 2019, për të hyrat dhe fondin për veteranët. Nga ana e shpenzimeve për kategoritë sociale duhet të vazhdojë reforma”, theksoi Eble.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb