NGA ERJOLA JATA*
TIRANË- Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka lëvruar këstin e katërt prej 35.9 milion euro për Shqipërinë. Vendimi është marrë gjatë një mbledhjeje jo formale. Sipas njoftimit të FMN-së rimëkëmbja ekonomike është në vazhdim e sipër në Shqipëri por rritja mbete nën potencial.

Niveli i lartë i huave me probleme është një ndër shqetësimet që ngre Fondi Monetar Ndërkombëtar por gjithashtu dhe rritja e kredidhënies mbetet e ngadaltë pavarësisht lehtësimit monetar.

Sipas FMN-së rreziqet e programit burojnë nga presionet e jashtme dizinflacioniste, kompleksiteti i reformave në sektorin e energjetikës,dhe nevoja për një angazhim të qëndrueshëm politik ndaj rregullimit fiskal.

“Autoritetet duhet ti paraprijnë objektivave të deficitit buxhetor 2015 nga rreziku i rënies së të ardhurave nga renta e naftës dhe e presionit të jashtëm. Reduktimi i borxhit publik kërkon angazhim politik për të mbajtur të qëndrueshme konsolidimin fiskal që filloi në vitin 2014”, -theksohet ne raportin e fundit të FMN-së.

Masat e marra nga Banka Qendrore janë të duhurat. Bordi ekzekutiv ka firmosur paktin me FMN-në për një hua prej 300 mln eurosh i cili do të disbursohet me këste vetëm nëse plotësohen kriteret e vendosura për ecurinë ekonomike duke u lidhur me mbledhjen e të ardhurave dhe ulje borxhit publik.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: