Një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon se Greqisë i duhet ndihmë shumë më e madhe se sa ajo që liderët evropianë janë shprehur të gatshëm për ta dhënë.

Kjo tërheqje e vërejtjes së hidhur nga FMN-ja behet publike ndersa kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, po zhvillon betejën për t’i bindur ligjvënësit e pakënaqur majtistë nga partia e tij, që t’i miratojnë masat e kursimit dhe reformat ekonomike, për sigurimin e ndihmës së re prej 86 miliardë eurosh.

“Borxhi i Greqisë tani mund të bëhet i qëndrueshëm nëpërmjet masave të lehtësimit të borxhit, që shkojnë shumë përtej asaj që Evropa ishte e gatshme ta shqyrtojë”, tha FMN-ja.

Kjo analizë me gjasë do ta ashpërsojë debatin në Gjermani, lidhur me atë se a duhet dhënë Greqisë më tepër para, ndersa nga shumë njerëz në Athinë, kjo do të shihej si legalizim i thirrjes së qeverisë për lehtësime gjithpërfshirëse të borxhit”.

Ky konstatim i hidhur nga ana e FMN­së, vjen në kohën kur kryeministri i Greqisë, Aleksis Tsipras, po zhvillon betejë për t’i bindur ligjvënësit e pakënaqur majtistë nga partia e tij, që t’i miratojnë masat e kursimit dhe reformat ekonomike, për sigurimin e ndihmës së re prej 86 miliardë eurosh.
Tsipras nga ana tjetër, ka thënë për televizionin publik grek, se nuk beson tek marrëveshja e arritur dy ditë më parë.
Por, sipas tij, ajo ishte e vetmja rrugë për të shpëtuar Greqinë.
“Unë marr përgjegjësinë për të gjitha gabimet që mund të kem bërë.
Marr përgjegjësinë për një marrëveshje në të cilën nuk besoj, por e firmosa për të shmangur shkatërrimin e këtij vendi, për të shmangur kolapsin e bankave”, u shpreh Tsipras gjatë një interviste ne televizionin shtetëror.
Ai mohoi ndërkohë raportimet se do të japë dorëheqjen.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: