UASHINGTON – Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk e konsideron si të mundshme daljen e Greqisë nga zona euro, theksoi zëdhënësi i FMN-së, William Marey, në përgjigje të pyetjeve për Greqinë, gjatë konferencës për shtyp në selinë e fondit në Uashington.

Sipas ATSH, i pyetur nëse FMN-ja ka shqyrtuar pasojat e një mundësie të Grexit, ai tha se ”nuk e konsiderojmë si një mundësi eventuale”.

”FMN-ja respekton absolutisht procesin zgjedhor në Greqi dhe ne nuk bëjmë deklarata që do të mund të merreshin si ndërhyrje në punët e brendshme të vendit”, theksoi Marey.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: