PRISHTINE– Një delegacion i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga Stephanie Eble, ka vizituar Kosovën nga 30 maji deri më 5 qershor.

Arsye e vizitës së tyre ka qenë diskutimi i zhvillimit të tanishëm ekonomik dhe pikëpamja ekonomike e Kosovës, shkruan në faqen e FMN-së, përcjell Klan Kosova.

Si konkluzë pas vizitës në Kosovës, Eble ka nxjerr këtë qëndrim.

“Performaca ekonomike vazhdon të jetë solide, me rritjen që për vitin 2018 pritet të jetë 4%. Inflacioni është i ulët dhe se deficiti i llogarisë korrente është kufizuar, si pjesë e rishikimeve statistikore. Sektori bankar mbetet i mirë kapitalizuar, likuid dhe fitimprurës”.

“Implementimi i buxhetit për vitin 2018 është rrugës së zbatimit: Disa mangësi të të ardhurave dhe shpenzime të tejkaluara për shkak të mosimplementimit të reformave të skemës të përfitimeve pritet që të kompensohen nga kursimet që do të bëhen nëpër fushat tjera”.

“Derisa pikëpamja afatshkurtër është pozitive, rrasiku fiskal është rritur. Lidhur me këtë misioni këshillon që të mos lëvizet përpara me draftin e tanishëm ligjor rreth kompensimit të mësimdhënësve, për shkak të kostos direkte edhe indirekte fiskale që do ta rëndojë buxhetin për shumë vjet dhe do të nxjerrë në pah shpenzimet prioritare; të ketë përparim mbi reformat e vonuara për veteranët; të mos prezantohet ndonjë program përfitues sociale i pacaktuar; përshpejtim dhe ristrukturim i sektorit të ndërmarrjeve publike dhe të vendoset qëndrueshmëria financiare dhe të reduktohet joefikasiteti; të hartohet një reformë mbi administratën publike brenda kufizimeve të rregullimit të pagave; dhe të monitorohet kujdesshëm dhe të kontrollohet lëshimi i garancioneve qeveritare që mund ta rrisin ndjeshëm borxhin publik”, janë këshillat e nxjerra për Kosovën pas vizitës së përfaqësuesve të FMN-së.

Në të njëjtën kohë thuhet se reformat strukturale për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat duhet të përshpejtohet dhe të arrihet një rritje më e qëndrueshme në mënyrë që Kosova të reduktojë hendekun e madh me të ardhura krahasuar me vendet tjera të Evropës dhe të ngris më shpesh çështjen e papunësisë.

“Lidhur me këtë, misioni ripërsërit nevojën e avancimit në arsim, qeverisje, infrastrukturë, tregun e punës, shëndetësi dhe reforma në administratën tatimore./zeri/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb