SHBA-Ekonomia indiane po përshpejtohet dhe do t’ia kalojë ekonomisë së Kinës duke u bërë shteti më dinamik falë uljes të çmimeve të naftës dhe reformave të qeverisë së Narendra Modi, sipas FMN-së.

Ekonomia e tretë aziatike do rritet me 7,5 për qind këtë vit dhe vitin tjetër, që do të thotë rritje më e shpejtë nga 6,3 për qind dhe 6,5 për qind të parashikuara nga FMN-ja për vitin 2015 dhe vitin 2016.

“Rritja ekonomike do të përfitojë nga reformat politike të bëra së fundmi, nga rritja e investimeve dhe ulja e çmimeve të naftës”’, thekson Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde përgëzoi rezultatet e mira të Indisë duke e cilësuar si një vend kyç për rritjen e ekonomisë botërore.

Kryeministri indian Modi në zgjedhjet e vitit të kaluar premtoi se do të përqëndrohej tek investimet dhe rritja e vendit.

Ai tha se do të minimizonte detyrimet burokratike për industrinë dhe rivendosi platformën për pjesëmarrjen e grupeve të huaja për mbrojten, sigurimin dhe ndërtimin.

”Duke qënë një importues i madh i naftës, India do të vazhdojë të përfitojë nga dobësia e kursit të arit të zi, që tashmë i ka lejuar të ndalojë inflacionin e madh”, sipas FMN-së.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: