TIRANË-Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi sot raportin për vitin 2015. Në raport FMN thekson se rritja globale e ekonomisë për vitin 2015 parashikohet të jetë 3,5%. Më tej theksohet se panorama për ekonomitë e zhvilluara po përmirësohet dhe rritja në tregjet në zhvillim pritet të jetë më e ulët.

Sa i përket Shqipërisë në raportin e FMN-së theksohet se rritja ekonomike për vitin 2015 parashikohet të jetë 3% ndërsa në vitin 2016 rritja parashikohet të shkojë 4%.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: