Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Drejtoritë Vendore të Policisë vijojnë kontrollet, në mbarë vendin, për bllokimin e mjeteve luksoze dhe të blinduara.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në të gjithë vendin janë shoqëruar në komisariate deri më tani rreth 100 makina luksoze, prodhime të viteve të fundit, të cilat janë kontrolluar në sistem, nëse rezultojnë të vjedhura apo me mungesë dokumentacioni.

Pas kontrolleve, pjesa më e madhe e mjeteve u janë rikthyer pronarëve, pasi rezultonin pa probleme, por verifikimi i ka shërbyer policisë, pasi të dhënat e mjeteve mund të jenë objekt i punës së operacionit “Forca e Ligjit”, për të parë burimin e krijimit të kësaj pasurie.

Siç raporton për “BalkanWeb” gazetarja Bezat, aktualisht në Komisariatin e Tiranës janë 9 mjete luksoze, në proces verifikimi. Ndërkohë, që vijojnë kontrollet në pesë pikat kyçe të Tiranës, përkatësisht:

Komisariati 1 – te Tegu
Komisariati 3 – te Karburanti Bolvoil, në hyrje të Tiranës
Komisariati 4 – te rrethrrotullimi i klanit
Komisariat 5 – te Shpresa al
Komisariati 6 – tek Qafa Kasharit

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb