ELBASAN- Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, shërbimet e policisë së Elbasanit në bashkëpunim me FNSH-Fier, arritën të arrestojnë një personazh jo pak të njohur për policinë.

Ai është Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, personi që një vit më parë përplasi makinën e policisë. Siç duket edhe në videon e shpërndarë, ai u ndalua në lagjen “5 Maji” duke drejtuar një automjet tip “Porsche” me targa AA 040 UD. Pavarësisht se ndodhej në arrest shtëpie qarkullonte me armë zjarri me vete.
WhatsApp Image 2018-05-17 at 10.04.50
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsche”.
WhatsApp Image 2018-05-17 at 10.04.53
Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

KUSH ESHTE KLEMENT XHAFERRI
Xhaferri 36 vjeç është një nga personat që u arrestua në 18 Shtator 2017 pas incidentit të rëndë me policinë te Tregu Agro Ushqimor në lagjen “Dyli Haxhire” ku u godit nga një automjet i blinduar makina e Gjergji Oshafit ,zv.Drejtorit të Policisë së Elbasanit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: