GREQI-Politikania greke, Fofi Jenimata, 50 vjeçe, prefektja e Athinës dhe Pireut përgjatë viteve 2003-07 dhe zëvendësministre në shumë qeveri, u zgjodh kryetare e partisë socialiste greke, PASOK.

Në zgjedhjet për drejtuesin e kësaj partie, Jenimata mori 51 për qind të votave duke zëvendësuar liderin aktual, Evangjelos Venizelos, i cili u largua një vit para mbarimit të mandatit.

Zgjedhja e saj u bë dje në Kongresin X të kësaj partie.

Veç Jenimatas, kandidatë për lidershipin e PASOK-ut ishin edhe Andreas Loverdhos dhe Odhiseas Konstantinopulos.

(a.n/ANSA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: