Një takim mjaft miqësor mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili ndodhet për një vizitë në vendin tonë.

Kreu i qeverisë përmes një mesazhi në rrjetin social ‘Facebook’ ka zbardhur detaje nga takimi me Pompeon.

“Tiranë – Me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, folëm për lidhjen e ngushtë mes Shqipërisë e SHBA, pasojat e luftës mbi zinxhirin ekonomik, projektet amerikane në Shqipëri, situatën në rajon dhe bukurinë e rrallë të vendit tonë”, shkruan Rama.

Rama dhe Pompeo u takuan mes shtrëngime duarsh dhe shumë të qeshura në ambientet e hotelit Sheraton. BalkanWeb ka siguruar pamje nga takimi, ku ish-sekretari shihet se qesh me një batutë të kryeministrit Rama.

Pompeo, ish-sekretar shteti gjatë presidencës së Donald Trump nga viti 2018 deri në 2021 do të jenë të pranishëm gjatë një konference kushtuar 100-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, e cila organizohet nën kujdesin e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Kujtojmë se Pompeo do të marrë gjithashtu titullin ‘Hororis Causa’ nga Universiteti i Tiranës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: