Një deputete laburiste në Britani pretendon së është “bombarduar” me kërcënime me vdekje dhe përdhunimi pasi foli kundër influencuesit misogjinist të mediave sociale, Andrew Tate.

Alex Davies-Jones tha se, ka marrë mesazhe kërcënuese në “inbox dhe në zyrë”.

Deputetja për Pontypridd, në Uellsin jugor, tha: Unë do të doja të falënderoja gjithë policinë lokale në zonën time, të cilët kanë qenë një mbështetje e jashtëzakonshme për mua në javët e fundit, pasi kam folur për abuzimin dhe sjelljen e tmerrshme të Andrew Tate në internet.

“Kutia postare dhe zyra ime janë bombarduar me kërcënime me vdekje, dhe përdhunim”, ka shtuar më tej ajo.

Tate u arrestua në Rumani pasi u akuzua për trafikim njerëzor dhe pjesë e një bande të krimit të organizuar.

Ai do të qëndrojë në paraburgim deri në fund të shkurtit, pasi një gjykatës pranoi kërkesën për zgjatjen e paraburgimit me 30 ditë për herë të dytë. Tate i mohon akuzat duke pretenduar se drejtësia në Rumani nuk po funksionin dhe se dosja e tij është boshe. I akuzuar është dhe vëllai i tij, Tristan Tate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb