Thibaut Coutois është prezantuar sot te Real Madrid si blerja e fundit në merkato e këtij klubi. “Galaktikët” sipas mediave ndërkombëtare sportive kanë paguar rreth 40 mln euro për portierin, i cili 3 sezonet e fundit ka luajtur te Chelsea.

Gjatë prezantimit te Reali, ish-portieri i Atletico-s foli me fjalë të mëdha për ‘Los Blancos’, ku mbi të tjera tha se ‘ka punuar përgjatë gjithë karrierës për të mbërritur këtu’.

Këto deklarata kanë irrituar tifozët e Atletico Madrid, që nëpërmjet një faqe të njohur të tyre në rrjetin sociale ‘tëitter’ kanë nxjerrë keq portierin 26-vjeçar.

Ata shkruajnë: “Hey Tibo Courtois, thjeshtë një rikujtim i vogël i asaj kohe, kur t’i qëndroje mes nesh dhe i the tifozëve të Realit të shkojnë në të sëmës. Menduam që do doje ta rikujtoje këtë!”

Më poshtë fjalimi i plotë i Courtois gjatë prezantimit te Real Madrid: “Falë presidentit Perez jam sot këtu. Natyrisht, jam shumë i lumtur. Çdokush që më njeh e di se kam punuar për të ardhur këtu. Është një nder. Unë i jam shumë mirënjohës Real Madridit. Në të gjithë karrierën time kam dhënë gjithmonë më të mirën për të arritur këtë majë. Kjo ishte ëndrra ime që fëmijë, e kam ëndërruar këtë moment.

Po përmbush një ëndërr, që e kisha që në fëmijëri. Më duket e pabesueshme që do të ec mbi barin e fushës së stadiumit me ngjyrat e Real Madridit, klubit më të mirë në botë. E kam të qartë dhe e di se çfarë është për t’u përballur me këtë ekip. Unë jam tashmë një “madridista”, jam njëri prej jush. Do t’i përfaqësoj denjësisht këto vlera”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb