Zbardhet vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoj, që i shpëtoi atentatit te mbikalimi i Shkozetit.

Janë 45 faqe vendim, në të cilat gjenden thuajse të gjitha shkeljet që KPK pretendon që ka gjetur për prokurorin e Durrësit.

Në vendimin e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, mes të tjerash bie në sy zbulimi i një morie kontaktesh që prokurori ka pasur me njerëz të politikës dhe të sistemit të drejtësisë, ku përmendet edhe ish-kryebashkiaku Vangjush Dako.

Pjesë nga vendimi i KPK:
Ka pasur disa kontakte telefonike dhe/ose në Whatsapp me drejtues politikanë vendorë, magjistratë dhe persona të tjerë nën hetim nga prokuroria, sidomos gjatë periudhës 2018 – 2019, konkretisht me:
– Politikanë vendorë, duke përfshirë: (i) z. V. D., ish-kryetar i Bashkisë së ***, i cili ka mbajtur këtë pozicion deri më 2.8.2019, pas deklarimit si person non grata nga SHBA-ja (Departamenti i Shtetit). Këto telefonata kanë ndodhur disa herë gjatë periudhës tetor 2018 – tetor 201965; (ii) z. R. K. (Kryetar i Bashkisë së *** nga gushti i vitit 2019 dhe kandidat që nga maji i vitit 2019) dhe telefonatat kanë ndodhur në periudhën korrik – tetor 201966; (iii) z.
G. V. (avokat dhe anëtar i K.Q.Z. nga viti 2015), këto telefonata kanë ndodhur në periudhën shtator – tetor 201967; (iv) z. S. K. (Kryetar i Bashkisë së *** në vitin 2011 i angazhuar me P.D. dhe më pas me B. D. – parti e re e krijuar nga z. A. P. në vitin 2019, si një alternativë e PD-së), në periudhën gusht – shtator 201968; (v) z. A. M. (Kryetar i Këshillit të Qarkut *** dhe anëtar i Këshillit Bashkiak *** në periudhën 2013 – 2021), telefonatat kanë ndodhur në periudhën tetor 2018 – qershor 201969.
– Gjyqtarë dhe prokurorë, duke përfshirë: (i) z. A. C., bashkëshorti i znj. M. M., gjyqtare, të dy nën hetim nga SPAK, në periudhën tetor 2018 – nëntor 2019. Nuk përjashtohet që mund të ketë konflikt interesi të mundshëm lidhur me ketë, i cili mund të ndodhë ose mund të ketë ndodhur më parë70.
– Persona të tjerë të hetuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës si S. D., avokat, aktualisht (2020 – 2021) nën hetim nga SPAK për vepra penale të lidhura me korrupsionin, së bashku me gjyqtaren M. M. dhe bashkëshortin e saj A. C., të përmendur më lart, në periudhën shtator 201971.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb