Albumi i fundit i këngëtares Taylor Swift ka shënuar një vëmendje të madhe nga shumë fansa.

“Folklore”, quhet albumi të cilin Swift e prezantoi ​​më 24 korrik, dhe është albumi i parë që në vitin 2020 arriti të shesë një milion kopje në SHBA.

Albumi, vetëm në javën që përfundoi më 22 tetor, arriti të shesë 57 000 kopje.

Secili prej tetë albumeve të Swift ka shitur më shumë se një milion kopje në SHBA.

Albumi “The Taylor Swift Holiday Collection”, në vitin 2007 gjithashtu tejkaloi një milion shitjet.

“Folklore” ishte një dalje surprizë që Swift, 30 vjeçe, njoftoi vetëm një ditë para debutimit.

Përmban këngë si “Cardigan” dhe “The 1.”

“Në lockdown imagjinata ime u tërbua dhe ky album është rezultati i asaj që ndodhi,” shkroi Swift për albumin.

“Unë i kam treguar këto histori në maksimumin e aftësive të mia me të gjithë dashurinë, çudinë dhe imagjinatën që meritojnë. Tani është radha juaj t’i bartni ato”, theksoi këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: