Në studion e emisionit “Pikat mbi i”, u diskutua “Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe konfirmimit nga ana e tij se do të jetë në garë për kryetar të PD.

Analistët e ftuar në studio, Fatos Lubonja dhe Artur Zheji, janë të mendimit që PD është përçarë dhe Berisha sheh nëpërmjet këtij akti, një arsye jo vetëm për të rifuqizuar pushtetin e tij.

Ku mund të kërkojmë shpëtim lidhur me ngjarjet kriminale?

Lubonja: Unë do të shtoja nevojën për një opozitë më efikase, të përqëndruar në këtë problem. Jo thjeshtë me denoncime, por edhe me një projekt të qartë bindës, të ndjerë ekonomik, arsimor, kulturor, për të ndryshuar këtë vend. E bën se bën dot, deri më sot, e kam parë pjesë të këtij sistemi dhe jo anti-sistem. Sepse kjo ka të bëjë me daljen nga sistemi. Por si mund të dalësh? Kjo është një gjë që nuk e shoh të artikuluar, por ideja është se kush fiton. Rama thotë jam fitues. Por çfarë i dua këto fitues që shkatërrojnë vendin. Në këtë aspekt, e shoh të paqartë dhe opozitën.

A mos ndoshta kjo vjen për shkak të situatës së brishtë në të cilën që ndodhet PD?

Lubonja: Ajo situatë është krijuar nga e qenia e opozitës në të njëjtën situatë, nga e cila nuk dalin dot dhe merremi me individët dhe jo me sistemin.

Zheji: Po bëj një hap mijëravjeçar mbrapa, me grekët që krijuan befasinë ne Kalin e Trojës. Aty ka një personazh domethënës, që është Kasandra. Ajo kishte një veti që shihte përtej të zakonshmes. Analistët kanë disa cilësi që shohin përtej asaj që duket. Parashikimet që mund të ndodhin, sa i përket kolapsit që kjo lloj ekonomie do të shkojë. Më kanë thënë njerëz të rëndësishëm, çfarë ke se po ndërtohen kulla të bukura. Por kush janë pronarët e asaj? Askush nuk i di. Dikur Berisha, kur u bë privatizimi i madh i Shqipërisë nxori disa letra me vlerë. Në koncept, çdo shqiptar kishte një pjesë pronësie mbi vendin e vet. Këtu është instaluar një imponim i tillë që ke pak zë. Kjo është sa i përket situatës. Në këtë situatë kaq dramatike, me ekstreme tragjike, sigurisht që opozita duhet të ishte në një tjetër nivel. Përçarja që ka ndodhur e frenon të jetë në të njëjtën model. Ajo vjen nga ndërkombëtarët që kanë lexuar si prioritare goditjen e opozitës që kanë tetë vite aty, kundrejt mazhorancës që ka tetë vite në pushtet. Goditja e Berishës solli përçarjen e PD. Është një aritmetikë. Berisha thotë e marr unë drejtimin e partisë dhe hajde flasim edhe njëherë nga fillimi. Kur e thashë para një muaji këtë dukej sikur po godisja doktorin. Ai po bën luftë për pushtet, aty është Lulzim Basha dhe PD do të çahet si një kokërr shegë.

Berisha flet për një rithemelim dhe ka një datë, si 11 dhjetorin për mbajtjen e Kuvendin Kombëtar?

Zheji: Ai është nismëtar i foltores dhe vetë është kandidat për kryetar partie. Ai e nisi foltoren, do të përpiqet të rrëzojë Bashën dhe do të rikthehet në krye të PD. Këta s’kanë një akt sinqeriteti që në fillim, bëjnë një lojë që populli e kupton, por e pranon se nuk ka aktorë të tjerë. Kjo është një truk që në krahasim me truket e tjera janë shumë amatoreske.

Lubonja: Duke e lidhur me atë që po flisnim më përpara, kuptohet që gjëja e fundit që ne kemi pasur nevojë ka qenë kjo çarje e opozitës, e cila forcon atë regjim që ka prodhuar të gjitha këto probleme dhe shkon te Ballkani i Hapur për të mbuluar problemet e brendshme të pa zgjidhura. Ne, kemi nevojë për një opozitë që mundësisht të shkëputet nga sistemi, ndoshta pa dalë fare nga sistemi dhe të fillojë të ndërtojë alternativën. Kjo gjë do të bëhet nga një frymë. Ana tjetër është goditja që japin amerikanët në mbështetje të regjimit. Këtu lind pyetja se kush e ka përgjegjësinë që u bë përçarja. Unë jam dakord që Berisha e bën për ta mbrojtur veten, në fund përçarja ndodhi sepse Basha nuk doli kundër amerikanëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb