Anëtari i kryesisë së PD Fitim Zekthi, i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ u shpreh se Partia Demokratike është një dhe e vetme.

Gjatë bisedës në studio, Zekthi theksoi se kreu i PD Lulzim Basha zgjodhi të mos i përgjigjej gjuhës agresive të Berishës, por synoi vetëm bashkimin e demokratëve.

Sipas konflikti në PD ka përfunduar dhe Kuvendi i 18 dhjetorit i ka dhënë përgjigje konfliktit.

‘Basha e tha që në Kuvendit e 18 dhjetorit, se  pas këtij Kuvendi strukturat do të ishin në bazë  për të nisur një proces ristrukturimi. Basha nuk zgjodhi të rriste temperaturën e konfliktit, por një qasje asimetrike dhe të mos i përgjigje gjuhës agresive të takimeve të Berishës. Nga pikëpamja formale dhe asaj çfarë do të ndodhë më pas ka përfunduar, pra konflikti ka përfunduar dhe Basha do të merret me bashkimin e të gjithë demokratëve dhe do të jetë alternativa qeverisëse për nesër. Pala që kërkonte rrëzimin e Bashës zgjodhi rrugën ilegjitime dhe kjo palë nuk tentoi të jetë në Kuvendin legjitim të datës 18. Pra nuk ka ku të përballen më këto palë ka përfunduar konflikti. Në gjykimin tim ka përpjekje të forta nga lëvizja e foltores për të mos e pranuar realitetin”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se asnjë godinë politike nuk mund të merret me dhunë dhe në këtë mënyrë, ai po ashtu u shpreh se foltorja tashmë do të vijë duke u zbehur dhe se lëvizjet e saj janë ilegjitime

‘Do të doja që foltorja që ka njerëz edhe të mençur të hiqte dorë nga kjo mënyrë përpjekjeje.  PD i shikon me simpati të gjithë njerëzit në foltore që nuk janë aty për interes personal. Nëse nuk duan Bashën do të duhen të gjejnë një mënyrë legjitime. Unë nuk shoh me antipati askënd që nuk do Bashën. Në politikë edhe në kundërshtarë më të mëdhenj, mund të shohim alternativa për t’u marrë vesh. Basha është kryetar , ai ka detyrë të kërkojë ku janë shqiptarët më të mirë për t’i pasur një Shqipëri më të mirë nesër. Ka një dritare për të prodhuar një politikë qytetare”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se gjuha linçuese duhet të marrë fund dhe se Shqipëria ka nevojë për  një qeverisje më të mirë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb