Deputeti Ervin Salianji  i ftuar në “Zonë e Lirë” në Klan, është shprehur i bindur se do PD do të fitojë të gjitha bashkitë në zgjedhjet e 6 marsit. Salianji u shpreh se PD ka marrë aq vota sa me gjithë masakrën zgjedhore diferenca është shumë më pak.

Më tej Salianji u shpreh se provat janë të qarta dhe se një person i shpallur non grata që ka akses në opozitë fuqëzon Ramën.

Ai tha se ka vetëm një test në këto zgjedhje: A do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Nuk besoj se ka një demokrat që del e i bën dëm PD-së. Nuk ka demokrat që fuqëzon Ramën dhe del me një parti tjetër ish-aleate e jona. Këtu kemi qenë para 2 muajsh kur kemi diskutuar për disa qëndrime. Kam thënë që nuk ka për të ndodhur gjë as me 8 dhjetor, as me 11, as me 21 kur u be protesta edhe me 8 janar. Janë të gjitha narrativa që nuk prodhuan asgjë. Shumica vendoset në institucione. Ka një Parti Demokratike, një opozitë zyrtare. PD do të ketë një kandidat i cili për shkak të rrethanave do të fitojmë të 6 bashkitë. PD ka marrë aq vota sa me gjithë masakrën zgjedhore diferenca është shumë më pak. Provat janë të qarta. Një person i shpallur non grata që ka akes në opozitë fuqëzon Ramën. Ka interesa Rama që ta ketë atë. Unë kam 600 procedime. Si ka mundësi që Rama dhe ministrat nuk janë të përfshirë në asgjë.  Pse nuk procedohen këta nga ish-qeverisja e PD-së? Pse Rama nuk bën asgjë? Ka vetëm një test në këto zgjedhje: A do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb