Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi në një komunikim për mediat u shpreh se kandidimi e tij për kryetar e sheh si detyrim për të të kthyer vlerat demokratike.

Elezi ka shpalosur platformën e tij, ndërsa u shpreh se kërkon të shtyhen zgjedhjet me dy javë për t’u dhënë mundësi për fushatë.

“Kuvendi i 11 dhjetorit ishte shprehje e vullnetit demokratik. Premtimet e foltores për vendosjen e debatit, barazi në garë, eliminimin e kryetarokracisë u shkelën,. Kandidimin tim e shoh si detyrim për tu përballur me këto fenomene antidemokratike. Si zgjidhje të kësaj situate do të mundohet të paraqes një platformë të thjeshtë që do të çonte PD në zgjidhje të krizës,”, tha ai.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: