Propozimi franko-gjerman për krijimin e një fondi rimëkëmbjeje prej 500 miliardë eurosh është përgjigjja më e mirë për urgjencën ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, deklaroi ish-presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një intervistë për stacionin gjerman “Deutshe Welle”, ritransmetuar nga disa media ndërkombëtare.

“Propozimi i prezantuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emmanuel Marcron na mundëson t’u përgjigjemi me solidaritet nevojave”, theksoi Juncker.

“Në mënyrë të veçantë për vendet e Europës Jugore kjo është absolutisht e nevojshme”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: