TIRANE– Festat e fundvitit priten me dëshirë nga të gjithë, pasi ato sjellin ngrohtësi dhe një tjetër ndjesi në familje. Përcillet një vit i vjetër dhe pritet një vit i ri. Të mëdhenj edhe të vegjël i shijojnë këto festa. Por ato që i shijojnë dhe gëzojnë më shumë janë padyshim fëmijët.

Për këtë arsye, për t’ia bërë festat më të bukura, për t’i bërë që të ndjejnë ngrohtësinë dhe atmosferën e një familjeje, fondacioni “FAB” pjesë e “Hysenbelliu Group” u bë këtë fundvit babagjyshi i vitit të ri në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet.

Fëmijët janë surprizuar me veshje dhe lodra të ndryshme. Çdo gjë e dedikuar për ta.

Për vajzat diçka të veçantë, edhe për djemtë po ashtu. Surpriza e këndshme i kapi të papërgatitur, por edhe i zbukuroi ditën, solli gëzim dhe lumturi në sytë e tyre, gëzim të cilin nuk nguronin ta shprehnin as para kamerave.

Si për të treguar pafajësinë fëminore, gëzimin, si dhe për të shprehur falënderimin, disa prej fëmijëve i shpalosën emocionet përmes recitimeve.

Ky organizim ishte vetëm nxehja e atmosferës festive për këta fëmijë. Fondacioni “FAB”, nuk do të ndalet këtu, por do t’i bëjë sërish të lumtur ata nëpërmjet një darke në ambientet e restorant “Prestige”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb