Në këtë fillim viti shkollor grupi “Hysenbelliu” dhe Fondacioni “FAB” dhuruan mjete shkollore dhe 60 çanta për fëmijët jetimë dhe ata me aftësi të kufizuar në qytetin e Bilishtit. Zv.President i Grupit “Hysenbelliu” dhe fondacionit “FAB” Fatmir Hysenbelliu thotë se ashtu siç është vepruar me fëmijët jetimë dhe me aftësi të kufizuar në cdo zonë të vendit, edhe në rrethin e Devollit fondacioni Fab dëshiron t’iu lehtësojë dhe zbukurojë jetën atyre.

“Fondacioni FAB është nje fondacion që ndihmon fëmijët e të gjithë rajonit të Shqipërisë këtë radhe jemi në Bilisht dhe kemi ardhur këtu për të ndihmuar me baza materiale këta fëmijë për vitin e ri shkollor. Në këtë zonë janë rreth 60 fëmijë që ne u kemi krijuar gjithë bazën materiale që na është krijuar nga shtëpia e fëmijës e këtij qyteti.” u shpreh Fatmir Hysenbelliu, Zv.President i Grupit “Hysenbelliu”.
Në shenjë mirënjohje Agron Kordalli, kryetari i shoqatës së femijeve jetimë në Devoll i ka dhuruar Fondacionit FAB pjesë e Hysenbelliu Group, një certifikatë mirënjohje në shenjë falenderimi për ndihmën.

“Surprizat dhe dhuratat e sjella nga “Hysenbelliu Group” dhe fondacioni FAB ua bënë edhe më të bukur festën fëmijëve, të cilët nuk e fshehën lumturinë në festën e organizuar veçanërisht për ta.” tha Kordalli
Pas një feste të organizuar nga shoqata e fëmijëve jetime, cdo fëmijë u pajis me mjetet dhe çantat e dhuruara nga fondacioni FAB. Zv/Presidenti i grupit Fatmir Hysenbelliu u angazhua vetë per t’i dhuruar cdo fëmije dhuratat e përgatitura.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb