Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ndjek me shqetësim e vëmendje gjendjen e jashtëzakonshme të shkaktuar prej shfaqjes së koronavirusit në Shqipëri. Aktivizimi I gjendjes së fatkeqësisë natyrore, që u pasua me masa shtrënguese në funksion të parandalimit të përhapjes massive të virusit COVID 19 në vendin tonë, ka angazhuar në vijën e pare të administrimit të situates në terren, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, forcat e rendit të Policisë së Shtetit.

Sikundër mjekët, infermierët dhe ekipet spitalore, që përballen në vijën e pare të frontit të betejës me virusin global, edhe forcat e rendit po japin një ndihmesë të vyer në betejën ballore me Covid 19. Punonjësit me uniformë shtetërore janë në çdo cast në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke ofruar rend cilësor, si garant të sigurisë qytetare dhe respektimit të masave kufizuese.

Duke vlerësuar rrezikun që paraqet koronavirusi, si dhe duke parëekspozimin real në kontaktin me qytetarët, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë ndien për detyrë të mbështesë punonjësit e Policisësë Shtetit duke kontribuuar pranë Drejtorisësë Përgjithshme të Policisë së Shtetit me:

  • 10, 000 doreza;
  • 5, 000 maska;
  • 100 litraxheldezinfektues;

Përmes kësaj mbështetjeje modeste, Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, shpreh mirënjohjen për kontributin e çmuar të këtij institucioni shtetëror në mirëmenaxhimin e forcave të Policisë së Shtetit në shërbim të situatës, duke vënë në qendër qytetarin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: