GREQI-Prokuroria e Athinës urdhëron hetim për informacionet e publikuara në gazetën elektronike greke iefimerida.gr, në lidhje me fondet sekrete dhe pagesat në median dhe biznese në Shqipëri dhe Greqi.

Ndërkaq, pas bujës së shkaktuar për listën e gazetarëve dhe portaleve shqiptare që kryenin propagandë pro Greqisë, Kryeministria greke e ka përgënjeshtruar zyrtarisht duke theksuar se nuk janë shpërndarë fonde në media ballkanike.

Sipas prokurorisë, publikimi në media i informacioneve sekrete te shtetit përbën akt penal dhe kriminal.

(BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb