Deputetja Orjola Pampuri, në një reagim në Facebook është shprehur shëndetësia në këto nëntë vite nuk ka pësuar asnjë ndryshim dhe se nga qeveria është ofruar vetëm fasadë .

“Abuzimet me fondet nga buxheti i shtetit te alokuara për koncesione të cilat nuk ofrojnë shërbime, vijojnë…Nje nder to është edhe koncesioni i dializës, që sipas KLSH, rezulton qe nuk ka kryer shërbime në disa rajone te vendit. Këtë e vërteton auditimi i KLSH i kryer tek FDKSSh(Fondi i sigurimit të detyrueshëm i kujdesit shëndetësor), kur rezulton që janë dhënë 115 milion lekë për shërbime të pakryera, kjo në dy rajone të vendit, ku janë marrë fondet, por shërbimi nuk ka ekzistuar. Kjo në Korçë dhe Elbasan.”, shkruan Pampuri.

Statusi i plotë:

?Abuzimet me fondet nga buxheti i shtetit te alokuara per koncensione te cilat nuk ofrojne sherbime, vijojne…

?Nje nder to eshte edhe koncensioni i dializes, qe sipas KLSH, rezulton qe nuk ka kryer sherbime ne disa rajone te vendit. Kete e verteton auditimi i KLSH i kryer tek FDKSSh(Fondi i sigurimit te detyrueshem i kujdesit shendetesor), kur rezulton qe jane dhene 115 milion leke per sherbime te pakryera, kjo ne dy rajone te vendit, ku jane marre fondet, por sherbimi nuk ka egzistuar. Kjo ne Korce dhe Elbasan.

?Me gjithe justifikimet mbi vonesat ne zbardhjen e lejeve te ndertimit, me ane te te cilave eshte tentuar qe pergjegjesia te zhvendoset diku tjeter, nderkohe dializa pergjate kesaj periudhe eshte kryer nga spitalet publike me fonde buxhetore, te akorduara per to dhe pikerisht ketu perballemi me perdorim te dyfishte te fondeve buxhetore per te njejtet paciente, ku nga njera ane koncensionari merr fondet dhe nuk jep sherbim, dhe nga ana tjeter pacienti kete sherbim e kerkon ne nje strukture tjeter spitalore shteterore.

?Kjo eshte shendetesia e rilindur ne 9 vite, e trumbetuar e propaganduar si sukses, por qe ne realitet ka prodhuar vec fasada, dhe eksod ne mase te mjekeve.

Pampuri
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb