Analisti Fatos Lubonja deklaroi se qytetarët shqiptarë që duan të kontribuojnë për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti kanë më shumë besim tek Elvis Naçi se sa tek kryeministri Edi Rama.


I ftuar në ‘Real Story’ në ‘News24’ Lubonja tha se deri më tani qeveria ka mbledhur rreth 500 mijë euro, ndërsa Naçi diku tek 7 milionë euro.


“Sipas burimeve që kam parë duke lexuar andej këndej, më rezulton se faqja e Edi Ramës ka marrë nja 500 mijë euro nga qytetarët, dhe shumë më shumë Elvis Naçi, nja 7 milionë. Kaq duhet thënë se sa besueshmëri ka ky popull tek ky kryeministër që do t’ja menaxhojë këtë krizë. Institucioni i qeverisë na del më i pabesueshmi. Nga burimet që kam unë është që Naçi ka nja 7 milionë. Njerëzit thonë; Gjeni vend më të besueshëm. Njerëz të huaj më kanë thënë; “Ore Fatos më thuaj ku t’i hedhim lekët”. Unë u kam thënë; “S’kam si të them ku t’i hidhni lekët, sepse s’kam besim as te qeveria dhe ata të tjerët si njoh”. Mendoj se ka një inteligjencë, përvojë për të kuptuar mashtruesin, nga ai që i bën premtime të sinqerta tek ai që mund të besojë.”, -pohoi Lubonja.
(ed.me/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb