TIRANE – Burgu i Spaçit renditet në listën e 50 objekteve të rrezikuara, që sipas Fondit Botëror të Monumenteve, duhet të ruhet si një vend modern i përkujtimit.
Fondi Botëror i Monumenteve ka bërë një listë me 50 objektet që rrezikojnë të shkatërrohen në 26 shtete të botës.
Midis këtyre objekteve renditet edhe burgu famëkeq i Spaçit, si një objekt që kërcënohet për shkak të neglizhencës.
Në këtë listë përfshihen shumë objekte të jashtëzakonshme, të cilat gjithashtu meritojnë të ruhen, sepse sipas Fondit përfaqësojnë momente thelbësore të kulturës njerëzore.
“Shqetësimi mbarë botëror do të forcojë mundësinë tonë për t’i ruajtur ato.”, – është shprehur presidenti i Fondit në një deklaratë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: