Ekonomia globale do të pësojë një tkurrje me 4.9% këtë vit ose 1.9 pikë përqindjeje nën parashikimin e fundit, në prill, për shkak të efekteve të koronavirusit, njoftoi Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Sipas FMN-së, rikuperimi do të jetë më i ngadaltë nga sa pritej më parë, ku familjet me të ardhura të ulëta mund ta ndjejnë më shumë.

Vitin e ardhshëm, rritja ekonomike mund të arrijë në 5.4%, pasi ekonomia nuk mund ta fitojë plotësisht humbjen që pësoi gjatë pandemisë së COVID-19.

FMN-ja paralajmëroi se ekziston një shkallë më e lartë e pasigurisë se zakonisht, pasi rezultati ekonomik do të varet nga shkalla e infeksionit, izolimet dhe kushtet e tregut financiar.

FMN-ja vuri në dukje se ka pasur humbje të mëdha në konsum dhe tregu i punës është dëmtuar shumë.

Reduktimet globale të orarit të punës në tremujorin e parë të vitit ishin të barabarta me humbjen e rreth 130 milionë vendeve pune me kohë të plotë, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: