Paulo Fonseka i jep një mesazh bashkëkombasit të tij, Kristiano Ronaldos, pak ditë përpara takimit mes Romës dhe Juventusit. “Cfarë do ti them? Nuk e di, por shpresoj që pas ndeshjes të jetë i inatosur, – tha trajneri verdhekuq -. Juventusi është një ekip i madh, më i forti në Itali bashkë me Interin dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Zaniolo do jetë. De Rosi? Nuk e njoh por do ishte bukur të flisja me të”.

Në prag të ndeshjes kundër bardhezinjve, gjithsesi Fonseka është i qetë. “Do të jetë një ndeshje normale, do të luajmë kundër një skuadre të madhe, po për ne do të jetë veçse një takim normal. Juve dhe Inter janë më të fortat. Këto janë ndeshjet që të gjithë kemi dëshirë t’i luajmë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb