“Football Leaks” ka zbuluar shpesh kontrata apo përfitime të paperceptueshme që futbollistë të ndyshëm kanë përfituar si pasojë e kontratave të publikuara me klubet e tyre.

E njëjta gjë ka ndodhur sërish e këtë herë të përfolurit janë Mario Ballotelli, Carlos Tevez e Bastian Bastian Schweinsteiger.

Në librin e botuar nga dy gazetarët e “Der Spiegel” flitet për një bonus të çuditshëm të përfituar nga sulmuesi i Nicës.

Mësohet se Balotelli ka mundur të sigurojë 1.3 milionë euro, për faktin se në këtë sezon ai nuk e ka arritur numrin 3 të kartonave të kuq të marrë gjatë ndeshjeve.

Tevez ka të garantuar në kontratën me Shanghain 38 milionë euro në sezon, e nëse ai do të luajë 70% të ndeshjeve do të përfitojë edhe 950 mijë euro të tjera. Të njëjtën shifër, ai do ta marrë nëse Shanghai fiton kampionatin. Plot 1.9 milionë euro do t’i sigurojë në rast fitoreje të Championsit të Azisë, ndërsa 460 mijë euro i janë rezervuar nëse shpallet golashënuesi më i mirë në kampionatin kinez.

Përsa i përket Schweinsteiger, “Footbal Leaks” zbuloi misterin që e rrethonte për mospërfshirjen në ekip nga Mourinho, kur ishte pjesë e Manchester United. Në atë kohë, mesfushori gjerman nuk bëri asnjë kritikë për zgjedhjet e portugezit dhe arsyeja është se, nëse do ta bënte një gjë të tillë, atëherë do t’i shkurtohej paga.

Por pavarësisht kësaj, kampioni i botës nuk kishte motiv që të ankohej, edhe për faktin se “Djajtë e kuq” e kanë kompensuar për punën e bërë me 12.53 milionë paund.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb