Sipas revistës Forbes, manjati francez kaloi në vendin e parë, por kjo nuk zgjati shumë…Elon Musk ka rifituar titullin e njeriut më të pasur në botë, pak pasi atë e humbi Bernard Arnault. Vetëm pak më herët, Reuters dhe Forbes raportuan se pronari i Twitter dhe kreu i Tesla kishte humbur titullin e njeriut më të pasur në botë nga Bernard Arnault.

Kjo ndodhi, pasi duket se shitja e aksioneve në kompaninë e makinave elektrike për të financuar marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh për të blerë platformën e rrjeteve sociale ‘Twitter’, i ka kushtuar shumë manjatit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas revistës, “titulli” informal i kaloi – në fund të fundit, vetëm për pak kohë – manjatit francez Pierre Arnaud (dhe familjes së tij), kryetarit dhe CEO i LVMH, kompania më e madhe në botë e mallrave luksoze.

Vitin e kaluar, Arno ishte në vendin e tretë në listën përkatëse të Forbes, pas Musk dhe Jeff Bezos. Sipas revistës, pasuria e tij personale sot është 185.4 miliardë dollarë, krahasuar me 185.3 miliardë dollarë të Musk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: