Kylian Mbappe është futbollisti që përfiton më shumë se të gjithë të tjerët në botë. Rinovimi i kontratës me PSG-në në muajin maj nënkuptonte një rritje të ndjeshme të pagës së sulmuesit francez.

Sipas “Forbes”, përfitimet e francezit këtë sezon kanë arritur në 131 milionë dollarë mes pagës dhe sponsorëve, një shifër rekord që e vendos atë në krye të lojtarëve më të paguar në botë.

Cristiano Ronaldo dhe Messi kishin ndarë shpesh që nga viti 2014 pozitën e parë në tabelë, por kontrata e fundit që Mbappe nënshkroi me PSG-në ka rrëzuar nga froni dy nga futbollistët më të mirë në histori.

Sipas “Forbes”, shtatë herë fituesi i “Topit të Artë” merr 110 milionë dollarë në sezon, ndërsa fitimet e Cristianos janë 100 milionë. Mes katër të parëve të këtij klasifikimi, tre lojtarë i përkasin PSG-së.

Neymar, i cili merr 87 milionë euro në sezon, shfaqet i katërti në renditje, i ndjekur nga Mohamed Salah, sulmuesi i Liverpool, me një fitim bruto prej 53 milionësh në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb