Një shqiptar është renditur në 30 njerëzit më të suksesshëm nga revista prestigjioze “Forbes”. Ai është Dean Çelaj, krijues i shumë projekteve teknologjike  ndërkombëtare në bashkëpunim me universitetin e Harvardit. Shqiptari Çelaj është njeriu që gjatë  pandemisë COVID-19, nëpërmjet platformës “Akademi.al” ndihmoi mbi 500,000 nxënës të aksesonin mësimin online falas.

Ai aktualisht ndjek masterin në Universitetin e Harvardit ku po punon në projekte të ndryshme në fushën e teknologjisë, bashkëpunëtor i platformave studimore me pedagogët e Harvardit.

Dean Celaj
Dean Celaj

Çfarë është lista Forbes ?

Lista Forbes “30 under 30” është lista e 30 njerëzve me më shumë influencë nën moshën 30-vjeccare.

Revista prestigjioze Forbes është e njohur për listën e njerëzve më të pasur ne botë, e cila rendit miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos, dhe të tjerë, si dhe publikon çdo vit listën e vizionarëve nën moshën 30 me potencialin me të madh për të rikrijuar biznese dhe që kanë pasur impakt në shoqëri.

Ketë vit janë zgjedhur 30 të rinj nga industri të ndryshme biznesi, sporti, kultura, dhe impakti social. Në listën e vitit 2022 ka emra të njohur si Kylian Mbappe, Jack Harlow, dhe biznesmenë të famshëm.

Emra të njohur në listën “Forbes” nën 30, para se të merrnin famën e tyre, kanë qenë: Mark Zuckerberg, Rihanna, Lebron James, Kylie Jenner, Daniel Ek (CEO i Spotify) dhe 2 nga miliarderët më të rinj të kriptomonedhave Vitalik Buterin dhe Sam Bankman-Fried.

Këta emra më pas kanë arritur që të kthejnë kompanitë e tyre me rëndësi botërore si Facebook, Snapchat, Spotify dhe kompani të tjera. Po ashtu këtë vlerësim e kanë marrë dhe emra të famshëm në sport si  Kylian Mbappe (e fituar këtë vit), Marcus Rashford dhe Lebron James.

Pjesëtarët e listës së “Forbes” kanë financuar më shumë se 2 miliardë dollarë në projekte të ndryshme në vitin 2022 ndërsa klasifikohen nga revista e njohur si “njerëzit që priten të bëjnë ndryshimin në të ardhmen e afërt”. Renditja e Dean Çelaj në 30 më të mirë botërorë bën që për herë të parë në këtë listë të futet dhe një i ri shqiptar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: