Kampionë në sportet e tyre, por edhe në financa. Prestigjozja “Forbes” si çdo fundviti ka bërë klasifikimin e sportistëve më të paguar, por këtë herë nuk është mjaftuar me vetëm një vit kalendarik, por ka bërë një renditje për një dekadë. Kështu, më I paguari dhë dhjetë vitet e fundit është Floyd Mayweather.

Mayweather Copy
Mayweather Copy

Boksieri amerikan, kampion i peshave të mesme dhe super të mesme ka arkëtuar 915 milion dollar. “Nuk dua të ofendoj askënd, por këto para i kam fituar në vetëm pesë vjet”, ka reaguar Mayweather në “Twitter” menjëherë pas publikimit të këtij klasifikimi. Në treshen e parë renditen dy yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

1554745456 150874 Noticia Normal
1554745456 150874 Noticia Normal

Sulmuesi portugez I Juventusit ka fituar gjatë kësaj dekade 800 milion dollar, ndërsa vetëm 50 milion euro më pak ka arkëtuar “Pleshti” i Barcelonës, rivali i tij I përjetshëm. Klasifikimi vazhdon me LeBron James. Ikona e basketbollit amerikan është kënaqur në dhjetë vitet e fundit me 680 milion dollar, ndërsa vendin e pestë e mban legjenda e tenisit Roger Federer me 640 milion.

Emkkegbw4ayqrhx
Emkkegbw4ayqrhx

Në dhjetëshën më të pasur të sportit gjejmë emra të tjerë të mëdhenj si dy lojtarët e golfit, Tiger Woods e Phil Mickelson, boksierin Manny Pacquiao, basketbollistin Kevin Durant dhe pilotin e Formula 1 Lewis Hamilton.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb