Dy avionë luftarakë holandezë F-35 kanë kapur një formacion prej tre avionësh ushtarakë rusë afër Polonisë, ka thënë ministria e mbrojtjes e Holandës.

Avionët holandezë shoqëruan avionin rus, i cili i ishte afruar Polonisë nga Kaliningrad.

Kaliningrad është një enklavë ruse e bregdetit baltik midis Polonisë dhe Lituanisë, të cilat janë të dyja anëtare të aleancës ushtarake perëndimore të NATO-s.

“Pas identifikimit rezultoi se ishin tre avionë: një rus IL-20M Coot-A që u shoqërua nga dy Su-27 Flankers. F-35 holandez shoqëruan formacionin nga distanca dhe ia dorëzuan eskortën partnerëve të NATO-s”, vijoi ministria e mbrojtjes.

Il-20M Coot-A është emri raportues i NATO-s për avionin rus të zbulimit Ilyushin Il-20M ndërsa Su-27 Flankers është emri raportues i NATO-s për avionët luftarakë Sukhoi Su-28.

Ministria ruse e mbrojtjes nuk i është përgjigjur ende një kërkese për koment.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb