TIRANE– Janë përzgjedhur 5 Prokurorët në Tiranë të cilët do jenë pjesë e Task Forcës Speciale “Forca e Ligjit” e krijuar mbi bazën e marrëveshjes mes kryeprokurores Arta Marku dhe minsitrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Prokurorët e përzgjedhur janë Marjola Mertiri, Ndin Tavani, Daniela Sulaj, Anisa Cilimi dhe Afërdita Ndoj.

Prokurorët pjesë e strukturës “Forca e Ligjit” pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të hetojnë krimin e organizuar, korrupsionin dhe veprat e tjera të rënda penale.

Puna e tyre do të përqendrohet në pastrimin e parave, korrupsionin, shpërdorimin e detyrës nga zyrtarët shtetërore, trafiqet e paligjshme dhe ndaj krimit të organizuar.

Kujtojmë se më herët u përzgjodhën edhe tre prokurorët në Fier të cilët do hetojnë krimin dhe korrupsionin në këtë qytet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: