Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Fatbardh Kadilli, në një prononcim për mediat, ka treguar kërkesat që ai ka ndaj Kryesisë të partisë.

Kadilli theksoi se Kryesia duhet të miratojë të gjitha kërkesat që depozitohen për kandidim. Ai kërkoi gjithashtu, që administrata e partisë të ngrijë gjatë procesit të zgjedhjeve, si dhe, bëri thirrje të hapur që të zhvillohen tre debate publike mes kandidatëve.

Tirana, Shkodra dhe Vlora, të jenë tre vendet që do të zhvillohet debati, ndërsa shtoi, se vizioni i tij për PD, është që ajo të demokratizohet dhe të jetë e hapur për të gjithë.


“Dua të bëj publike një kërkesë për kryesinë e PD para mbledhjes së sotme. Jam i qartë për gjendjen që ndodhet PD, si forca kryesore e opozitës. Duke pasur parasysh rezultatin tronditës së zgjedhjeve, duke ndjerë syrin e publikut për drejtësi. Duke qenë i bindur për peshën e madhe që ka zgjedhje e kryetarit të ri të PD. Me bindjen e patundur që forca e PD qëndron tek demokratizimi, hapja dhe energjizimi i saj.

Me vetëdijen e plotë se ajo që i përket PD, i përket të gjithë Shqipërisë, i shqetëson të gjithë,. I kërkoj kryesisë 1. Të miratojë kërkesat për kandidim kudo që kanë ardhur. Kandidatët që do të kandidohen t’i jepet lista e anëtarësisë. Të organizohen tre debate të hapura për publikun, Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, me kandidatët në garë. I bëj thirrje demokratëve, ta shikojmë këtë garë për mundësinë për t’u ngritur dhe njëherë. I kërkoj Bashës që atë që i kërkoi Ramaës për debat publik. Kaq kërkoj.

Ai që do të jetë kryetar i PD sot do të jetë kryeministri i Shqipërisë nesër. E quaj një fitore të parë këtë për mua, faktin që kemi në garë 5 kandidatë. Ku shpreha kadidatuar nuk u kuptua, unë doja që të rikthenim garën brenda PD dhe ky është kontributi i parë deri më sot. Nuk kemi asgjë për të shprehur, atë që ia kemi kërkuar kundërshtarit ta respektojmë këtu, në shtëpinë tonë së pari”, tha Kadilli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: