Një ngjarje jo e zakontë për këtë proces zgjedhor ka ndodhur në Elbasan.

Ndërkohë që në zgjedhjet e mëparshme ishte e zakonshme që qytetarët të bënin të pavlefshëm fletën e votimit qëllimisht, duke vizatuar apo shkruar në të, një gjë e tillë nuk është raportuar të ndodhte në fletët që u hodhën në kuti më 11 maj.

Gazetari Fatmir Popja ka siguruar për BalkanWeb një fletë votimi ku një qytetar ka vijuar “traditën”, duke e hedhur votën jo për  partitë politike, por për skuadrën e zemrës.

Në vend të kryqit në fletë kishte shkruar: Forca Real Madrit.

 

Capture
Capture

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb