Forcat amerikane kanë vrarë 11 pjesëtarë të Al-Kaedës në dy sulme ajrore në afërsi të Idlib në Siri këtë muaj, përfshi dhe një ish-aleatin e Osama Bin Laden, raporton Pentagon.

Zëdhënësi Jeff Davis, tha se 10 anëtarë e grupit terrorist u vranë nga një sulm ajror i vetëm që më 3 shkurt. Ndërsa në sulmin e dytë të kryer një ditë më pas u vra Abu Hani al-Masri, që kishte lidhje të forta me liderin e Al-Kaedës në atë kohë.

Al-Masri thuhet të ketë drejtuar kampet e trajnimit të Al-Kaedës në Afganistan gjatë viteve 1980 dhe 1990. Ai gjithashtu kishte lidhje të forta me Ayman al-Zavahiri, që u bë lider i Al-Kaedës kur Bin Laden u vra nga forcat amerikane në vitin 2011.

“Këto sulme po prishin strategjitë e Al-Kaedës për sulme të jashtme në SHBA apo në mbarë botën,” tha zëdhënësi i Pentagon.

Al-Kaeda ka impaktin e saj në Siri nëpërmjet grupit xhihadist të quajtur Jabhat Fateh al-Sham, të njohur më parë si Fronti Al-Nusra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb