Forcat rezistence anti-talebane kërkojnë që komunteti perëndimor ndërkombëtar të mos e njohë qeverinë e re të Afganistanit.

Luftëtarët që vijojnë të luftojnë talebanët në luginën Panjshir thonë se qeveria e re është e paligjshme.

Ditën e djeshme talebanët shpallën qeverinë e re me drejtues Mullah Mohammad Hassan Akhund. SHBA kritikuan menjëherë qeverinë e re pasi kryetari i saj është në listën e zezë të amerikanëve.

Qeveria e re e Afganistanit nuk ka asnjë grua dhe vetëm figura ekstremiste të talebanëve, drejtues apo bashkëpunëtorë të tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb