Forca Detare mori pjesë në operacionin për parandalimin dhe pastrimin e ndotjes së shkaktuar përgjatë vijës bregdetare në Vlorë, Triport-Plazh-Zvërnec, si rezultat i aktivitetit të Petroliferës dhe subjekteve që operojnë me të.

Në operacionin që nisi që në orët e para të mëngjesit, Forca Detare angazhoi anijen e posaçme antindotje “Karaburuni” dhe atë “Oriku”.

Për shkak të erës, pjesa më e madhe e ndotjes së shkaktuar nga lënda e dyshuar si naftë e papërpunuar, ishte e përqendruar përgjatë bregut të detit.

Në bashkëpunim me Prefekturën e Vlorës dhe institucionet e tjera vendore, efektivët dhe mjetet e Flotiljes Detare Pashaliman, Qendrës Stërvitore dhe Qendrës së Zhytjes, nisën pastrimin e vijës bregdetare Plazh-Zvërnec.

Deri në orët e para të pasdites u pastrua rreth 95% e bregut dhe në bashkëpunim me pushtetin vendor, u punua për largimin e mbetjeve, për të cilin erdhën në ndihmë edhe efektivët e Komandës Mbështetëse.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: