Pak ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve, në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga rekrutimet dhe gjendja e mjerueshme të trupave rusë.

Brenda nje kapanon kjo ushtarake ruse u thotë të rinjve se shtrojat, mbulesat duhet t’i sigurojnë vetë. Pranon se nuk ka medikamente dhe u sugjeron të marrin tamponë për plagët nga motrat dhe gratë për të ndalur hemorragjinë në rast se plagosen nga plumbat e luftës.

“Duhet t’i sillni vetë djema, në ju japim uniformat, armët dhe gjerat e tjera të ushtrisë. Nuk kemi asgjë tjetër për ju këtu. I kemi pajisur njerëzit me çfarë na janë gjendur, edhe për mjekimet peroksidi i hidrogjenit duhet patjetër, fashat për ndaljen e gjakut duhen, nuk kam mjaftueshëm për ju, mbajini në makinë, mos qeshni djema, por kërkoni lines nga gratë, motrat. Merrni nga ato të lirat. E dini çfarë funksioni kanë tamponët? Ua fusim aty ku keni plagën, ndalojmë hemorragjinë, kujdesuni për veten aty, ju lutem, merrni borxh para nga të afërmit, do ju duhen”.

Në video të tjera tregohet se si ushtarët rus detyrohen të flenë në stola ose në dysheme, sepse kazermat e tyre nuk kanë shtretër, nuk kane as tualete asnjë kusht minimal.

Ushtarët pas mobilizimit “të pjesshëm” të Putinit janë të indinjuar nga gjendja e armëve që kane marre dorëzim.

Njëri tregon kallashnikovin e ndryshkur që rrezik daton që nga Lufta e Ftohtë. Të tjerë ankohen se janë në front pa asnjë trajnim paraprak. Pyetja që ngrenë ekspertët është se si do të jenë në gjendje t’i kundërvihen ushtrisë ukrainase, e cila po pajiset më mirë dhe po përgatitet logjistikisht për t’i rezistuar sulmeve ruse çdo ditë.

Vendimi i Putinit për mobilizim “të pjesshëm” u pasua me protesta në shumë qytete ruse por edhe me largime nga vendi, ndërsa gjithnjë e më shumë po besojnë se ky vendim është një veprim i dëshpëruar i presidentit rus dhe një përpjekje për të rivendosur ekuilibrin në fushën e betejës në Ukrainë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb