Forcat e sigurisë egjiptiane vranë 14 militantë të dyshuar për sulmin në një pikë kontrolli policor në veri të gadishullit të Sinai, kur të paktën tetë oficerë policie u vranë, njoftoi të enjten Ministria e Brendshme.

Me këtë, numri i militantëve të vrarë pas sulmit në qytetin e Al Arish u rrit në gjithsej 19. Përgjegjësia për sulmin u mor nga Shteti islamik.

Ministria e Punëve të Brendshme tha se forcat e sigurisë zbuluan militantët, të cilët më pas u arratisën në një shtëpi të braktisur në Al Arish.

“Forcat e sigurisë i rrethuan dhe hapën zjarr. Në përplasje, 14 militantë u vranë “, thuhet në deklaratë.

Gjatë këtij aksioni, forcat e sigurisë gjetën 14 pushkë automatike, tre pajisje shpërthyese dhe dy xhaketa për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb