Forcat e armatosura gjermane Bundeswehr, kanë njoftuar se po përgatisin fluturimin e parë për të evakuuar civilët e plagosur në Ukrainë.

CNN shkruan se një ‘Airbus A310 MedEvac u nis këtë të hënë nga fusha ajrore ushtarake Këln Wahn në qytetin Rzeszoë në Poloninë Juglindore.

Pritet që avioni të evakuojë fëmijë dhe të rritur në Gjermani të cilët kanë nevojë për trajtim.

Kujtojmë se më herët Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut bëri me dije se 4, 232 civilë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb